VIDEO/ Do godiste penalltinë, shihni provokimin e portierit të Lacios ndaj Bonuçit

Nov 21, 2021 | 22:10
SHPËRNDAJE

Juventusi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Lacios me dy penallti të shënuara nga mbrojtësi Leonardo Bonuçi. Përtej golave të shënuar ajo që ra në sy ishte reagimi portierit të lacialëve Reina.

BONUCI

Spanjolli shkaktoi penalltinë e dytë pas një ndërhyrjeje naive ndaj Kiezës. Në momentin që Bonuçi do godiste penalltinë, gardiani u përpoq ta shpërqendronte. “Qëllo në qendër”, i tha portieri Bonuçit. Gjithsesi kjo tentativë nuk vlejti sepse mbrojtësi juventin shquhet për goditjet e penalltive.

Me këtë fitore Juventusi barazoi Lacion me 21 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura