VIDEO/ Dita e votimeve më e nxehta, mbërrin i ngrohti afrikan

Jun 24, 2017 | 22:48
SHPËRNDAJE

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, temperaturat do të jenë ekstremisht të larta. Ashtu si edhe pjesa tjetër e Ballkanit edhe vendi ynë po përjeton një të nxehtë të pazakontë, që kap shifra rekord nesër, më 25 qershor, ditën e votimeve.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në rang vendi do të shënojnë deri në 39 gradë. Meteoalb bën me dije për BalkanWeb e News 24 se, një faktor favorizues i të nxehtit, është goditja e territorit shqiptar nga vala e të nxehtit afrikan.

Meteorologët parashikojnë se temperatura më të larta do të kenë zonat qëndrore përfshirë edhe Tiranën edhe zonat jugore, keshtu gjithë ultësira perëndimore do të ketë temperatura nga 36 deri në 39 gradë.

Por meteorologët thonë se këto janë temperatura të matura në hije, që do të thotë se në diell janë plus 6 gradë më të larta, prandaj dhe kujdesi duhet të jetë maksimal kur të dilni për të votuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura