VIDEO/ Dita e tretë e grumbullimit, Kombëtarja me grup të plotë. Shikoni ku u përqëndrua më së shumti trajneri Reja

Aug 31, 2021 | 20:23
SHPËRNDAJE

Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitor në kuadër të duelit kualifikues për Botërorin ndaj Polonisë. Reja kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve teksa mori pjesë në këtë seancë edhe Marash Kumbulla, i cili iu bashkua së fundmi kuqezinjve.

Kumbulla

Ndërkohë për sa i përket Nedim Bajrami nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës që në ndeshjen ndaj Polonisë, për shkak se ftesa për të ka mbërritur tek Empoli vetëm dje, sepse nuk ishte e lejueshme që FSHF të dërgonte ftesë në kohën kur gjyqi në KAS ishte ende i hapur.

Reja zhvilloi një seancë stërvitore të përqendruar tek pjesa tekniko-taktike për t’i pasur sa më të qarta idetë e tij në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë këtë të enjte në orën 20:45. Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura