VIDEO/ Diskriminim në Botërorin e Atletikës, regjia serbe nuk shfaq flamurin e Kosovës

Mar 20, 2022 | 20:37
SHPËRNDAJE

Në Kampionatin Botëror të Atletikës për sallat e mbyllura që po mbahet në Beograd, ka garuar edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga atletja Gresa Bakraqi, e cila mori pjesë në garën e 1500 metrave, duke u renditur e 17-ta mes 19 konkurruese, me kohë 4:28.40.

gggg

Por pjesëmarrja e atletes kosovare nuk kaloi pa polemika, me serbët që vijojnë të përfshijnë politikën në sport.

Bakraqi përfaqësoi Kosovën me inicialet “KOS” në fanellë, ashtu sikurse të gjitha pjesëmarrëset e shteteve të tjera.

Diskriminimi i vetëm erdhi nga regjia serbe, e cila nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën “KOS”.

Duke marrë shkas nga ky veprim i papranueshëm i serbëve, Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me Federatën Atletike të Kosovës kanë paraqitur menjëherë ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

 

 

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura