VIDEO / Dinamo mposht Tiranën në derbin e Kupës, Ibraimi dhe Skuka fundosin bardheblutë

Nov 3, 2021 | 18:40
SHPËRNDAJE

Dinamo dhe Tirana i kanë dhënë një rëndësi të madhe Kupës së Shqipërisë, ndaj në ndeshjen e sotme mes tyre në “Air Albania”, të dy trajnerët nuk kanë bërë lëvizje të mëdha në ato që janë rreshtimet e zakonshme të ekipeve të tyre edhe në kampionat.

dinamo

Të Dinamo në fakt shihet në fushë nga minuta e parë rreshtimi i cili ka qenë titullar në javën e kaluar, pasi trajneri Shkëmbi mendon se ky ekip është i balancuar sa duhet për të marrë një sukses që do të ishte i rëndësishëm edhe në optikën e përballjes së dy skuadrave mes tyre pas pak ditësh në Superiore.

Kurse në radhët e Tiranës, shfaqet përsëri titullar që në start Përgjoni në prapavijë, ashtu si edhe Hoti, i cikli ka zënë vendin e Totres në mesfushë.

LIVE DINAMO-TIRANA 2-0
26′ (p) Ibraimi, 38′ Skuka
KK: 90’+2′ Hoxhallari

MINUTË PAS MINUTE

90’+2’ Hoxhallari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një dueli në ajër me Bardhin, në të cilin ai godet pas koke lojtarin e Dinamos. Tirana e mbyll ndeshjen me 10 futbollistë.

lata hoxhallari

90’+1’ Totre harkon në zonë një goditje dënimi nga e majta, Hoxhallari shkakton faull ndaj Bekajt.

90’ Jepen 4 minuta shtesë në fund të sfidës.

85’ Tirana mundohet të krijojë, por tanimë Dinamo është e rreshtuar mirë mbrapa e nuk lejon hapësira. Blutë ndërkohë mundohen të krijojnë me kundërsulme.

81’ Karton i verdhë edhe për Sidibe pas një faulli ndaj Ngo.

79’ Situata zhvendoset shpejt në portën tjetër ku Seferi nis topin për Xhixhën por sfera kalon mes disa futbollistëve pa u devijuar nga askush dhe largohet rreziku nga zona e bluve.

78’ Bekaj shpëton Tiranën nga goli i tretë. Pas një largimi të gabuar të mbrojtjes, topi shkon te Demiri në qendër të zonës, por gjuajtja e tij grushtohet  nga portieri i bardhebluve.

75’ Tjetër zëvendësim i detyruar për Dinamon me Haxhiun i cili i lë vendin Samake.

74’ Seferi shfaqet para Bakajt dhe gjuan jashtë. Por ndërkohë sinjalizohet për një faull ndaj Isaevskit.

72’ Karton i verdhë edhe për Bardhin për një faull në sulm.

67’ Isaevski ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Toshevskit.

64’ Në fushë Bardhi për Mihanën te Dinamo.

64’ Goditje dënimi ballore e Tiranës. Bakaj bën mrekulli të dyfishtë me grushtimin e gjuajtjes së Hioxhallarit e më pas edhe duke ndalur tentativën nga pak hapa larg të Ismajlgecit.

62’ Hoxhallari mundohet që të fitojë 11-metërsh duke u përplasur me Siljanovskin. Gjyqtari Lata kupton gjithçka dhe ndëshkon mbrojtësin bardheblu për simulim.

58’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Limaj i cili gjuan në hyrje të zonës, por gjen përgjigjen e Bekajt.


56’ Shehi hedh në fushë edhe Ismajlgecin në vend të Përgjonit.

53’ Tentativë e Ibraimit nga ana tjetër, gjuajtja është shumë qendrore dhe nuk shqetëson Bekajn.

51’ Mundësi e shkëlqyer e Tiranës për të rihapur kualifikimin. Xhixha gjen Përgjonin në të majtë dhe ky i fundit harkon për Ngo, por sulmuesi nuk është në kohë për të devijuar në rrjetë.


49’ Mihana mundohet të shënojë një gol spektakolar nga jashtë zonës, Bekaj kontrollon jo pa vështirësi sferën që po i drejtohej trekëndëshit.

48’ Harizaj lë fushën e lojës dhe në vendin e tij aktivizohet Bakaj.

47’ Goditje për Dinamon, portieri Harizaj kërkon zëvendësim.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Xhixhën e Totren në vend të Hotit dhe Behiratçe.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Dinamos në derbi.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Çinedu kalon këdo që i del përpara në të djathtë në zonën e Tiranës. Por tentativa e tij për të nisur sferën në shtyllën e dytë ndalet nga Bekaj.

41’ Pas një goditje nga këndi, Najdovski me kokë gjuan në mënyrë të pabesueshme jashtë, edhe pse pak hapa larg portës.

39’ Supergol i Skukës. Aksion i shkëlqyer i Dinamos me sulmuesin i cili merr pasimin nga Çinedu, i shmanget mbrojtësit dhe portierit para se të dërgojë sferën në rrjetë. 2-0.

35’ Janë bardheblutë të cilët kërkojnë një penallti pas një prekje topi me dorë të Imamit në zonë. Gjyqtari sinjalizon që loja të vazhdojë.

28’ Najdovski është i ndëshkuari i parë me të verdhë në takimin e sotëm pas një faulli në mesfushë.

27’ Menjëherë Seferi shfaqet nga krahu tjetër, por gjuajtja e tij devijohet dhe ndalet në duart e Harizajt.

26’ Gjuan Ibraimi nga pika e bardhë dhe nuk gabon, 1-0 për Dinamon.

25’ Penallti për Dinamon. Behiratçe nuk ndal dot Skukën dhe Bekaj del për të ndalur sulmuesin duke gjetur këmbët e sulmuesit.

22’ Skuka shpërthen në krahun e djathtë dhe mundohet të krosojë në zonë, por Hoxhallari e ndalon në momentin e fundit. Në goditjen nga këndi pasardhëse, Siljanovki fluturon sferën mbi traversë.

18’ Ritëm më i ulët në këto minuta, me skuadrat që shkojnë pranë zonës kundërshtare pro dorëzojnë shpejt topin.

13’ Top i gjatë nga e majta në shtyllën e dytë për Skukën i cili në zonë me kokë provon të vendosë në vështirësi Bekajn. Spektakolare ndërhyrja e portierit, i cili mban topin larg katërkëndorit të tij.

7’ Hoti me kokë nga e djathta mundohet të kthejë topin në qendër, por e adreson drejt portës. Harizaj devijon mbi traversë, por topi kishte kaluar më parë jashtë vijës fundore.

4’ Skuka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Hoxhallarin, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu.
Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Najdovski, Limaj, Hoti, Seferi, Ngo.
Trajner: Orges Shehi

Gjyqtar: Florian Lata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura