VIDEO/ Dikur mafioz, ndërsa sot aktor filmash dhe shkrimtar. John Alite viziton Kosovën

Jun 11, 2018 | 10:06
SHPËRNDAJE

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë mbërriti dje në Kosovë  një ish-mafioz i familjes Gambino.

Ish mafiozi me prejardhje shqiptare John Alites ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në SHBA.

Pas kësaj ai botoi dy libra dhe një film.

“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam  shqiptar që në një kohë mori nën kontroll  disa gjëra që ndodhën  në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani,” u shpreh John Alite në një prononcim për Klan Kosova.

Kjo është hera e parë në Kosovë. John Eduard Alite është me prejardhje nga Gjirokastra. Pasi pranoi të bashkëpunonte Alite u lirua nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura