VIDEO/ Dhurata prekëse e një fëmije për të atin, misionar në Afganistan

Nov 27, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kjo video e publikuar në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka prekur zemrat e shumë personave, pasi është dedikimi emocionues i një fëmije për babain e tij që është misionar i paqes në Afganistan.

Bashkëbisedimi është bërë me rastin e festive të nëntorit, në një takim organizuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në video shihet teksa djali i reciton babit që është lidhur me sallën përmes Skype, vargjet e himnit të flamurit.

femija

Statusi i Ministres Mimi Kodheli:

Kjo është dhurata e një fëmije me rastin e Ditës së Pavarësisë për të atin e tij, misionar të paqes në Afganistan.

Është pak të thuash emocionuese, kur shikon që fëmijët dhe prindërit, të ndjehen krenarë për njëri-tjetrin.

Ndërkohë që prindërit nëpër botë mbajnë lart emrin e Shqipërisë përkrah aleatëve dhe partnerëve, fëmijët edukohen këtu me ndjenjën e atdhedashurisë. Dhe për këtë nuk mund të ndjesh tjetër, veç gëzim!

Dhurata që çdo prind do të dëshironte!

Kjo është dhurata e një fëmije me rastin e Ditës së Pavarësisë për të atin e tij, misionar të paqes në Afganistan.Është pak të thuash emocionuese, kur shikon që fëmijët dhe prindërit, të ndjehen krenarë për njëri-tjetrin.Ndërkohë që prindërit nëpër botë mbajnë lart emrin e Shqipërisë përkrah aleatëve dhe partnerëve, fëmijët edukohen këtu me ndjenjën e atdhedashurisë. Dhe për këtë nuk mund të ndjesh tjetër, veç gëzim!

Posted by Mimi Kodheli on Friday, November 27, 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura