Video/ Dhunë në Mitrovicë, Policia përleshet me aktivistët e Vetëvendosjes (Video)

Aug 26, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje kishte parashikuar një aksion në Mitrovicë. Mirëpo ai u bë i pamundur pasi policia e Kosovës ka reaguar menjëherë. Nuk është kursyer as përdorimi i forcës për të shpërndarë masën.

dhuna

Vetëvendosje ndërkohë përmes një komunikate e shpjegon keshtu situatën:

“Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.

Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Njëri nga aktivistët pjesëmarrës, Musa Ajeti, është lënduar nga policia dhe ka humbur vetëdijen”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura