VIDEO/ Detajet e takimit Rama-Kerry në mjediset e Kryeministrisë

Feb 14, 2016 | 12:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama priti sot në Kryeministri Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Këto janë pamjet e takimit të tyre në Kryeministri.

Kerry, pasi takoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin u ndal edhe te ish-kryeministri Pandeli Majko, që ishte gjithashtu në takim, së bashku me disa ministra të qeverisë.

Më pas, Rama e shoqëroi Kerry-n në mjediset e Kryeministrisë. Ai i tregoi Sekretarit Amerikan të Shtetit sallën e hartave, më pas edhe bibliotekën e Kryeministrisë.

Kerry u ndal te libri monografik të Anri Salë kushtuar Edi Ramës, të cilin e shfletoi për disa sekonda. Më pas, Kerry la edhe një shënim në librin e përshtypjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura