VIDEO/ Derbi “vishet” zikaltër, Brozoviç dhe Lukaku mundin Milanin në “San Siro”

Sep 21, 2019 | 22:57
SHPËRNDAJE

Interi ka qenë skuadra fituse e derbit të Milanos. Zikaltrit mundën Milanin 0-2 me dy golat e Brozoviçit dhe të Lukakut.

71275756_953620991655343_1381964873482633216_n

 

 

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me një barazim, pa gola edhe pse u anuluan dy gola për të dyja ekipet.

Pjesa e dytë thuajse nis direkt me gol. Brozoviç ka goditur në minutën e 49-të, topi ka devijuar te Leao dhe ka shkuar në rrjetë.

Ndërkaq në minutën e 78-të, pas një krosi të “ëmbël” të Barelës, Lukaku ka goditur me kokë dhe ka shënuar të sigurisë për skuadrën e Kontes.

“Qershia” mbi tortë do të ishte nëse supegoditja e Politanos do të kishte shkuar në rrjetë dhe jo në tranversë.

Kështu Interi me këtë fitore rimerr kreun e  Serisë A me 12 pikë, ndërsa Milani mban vendin e 9-të me gjashtë pikë.

MILAN-INTER 0-2
(Brozoviç 49′, Lukaku 78′)

80′ Supergjuajtje e Politanos jashtë zone, vetë tranversa e ndal golin e tretë të Interi.

traverse politano on Vidnews.

78′ Lukaku nuk fal me kokë. Belgu shënon golin e dytë, pas krosit perfekt të Barelës.

49′ Interi kalon në avantazh. Brozoviç ka kaluar në avantazh  skuadrën e tij, pas një goditje të devijuar nga Leao. Pas konsultimit me VAR-in, arbitri e quajti golin të rregullt.

46′ Starton pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të fitores.

45′ Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Më kërkues skuadra zikaltre që iu afrua ndjeshëm goli, me Dambrosion dhe Lautaro Martinez, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës! Nuk munguan as sulmet e rrezikshme të kuqezinjve, me protagonist Piontek dhe Suso. 

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN (4-3-2-1): Donaruma, Konti, Musakio, Romanjoli, Rodriguez; Kesi, Bilia, Çalhanoglu; Suso, Leao; Piontek.

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Shkrinjar, Dambrosio, Barela, Brozovic, Sensi, Asamoah, L. Martinez, R.Lukaku.

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura