VIDEO / Derbi mbyllet me 20 penallti. Tirana e përmbys por Dinamo shkruan emrin në çerekfinale

Nov 18, 2021 | 22:39
SHPËRNDAJE

Dinamo është skuadra e 8 çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Bileta e fundit është prerë pas 20 penalltive të gjuajtura, në fund të 120 minutave që u mbyllën 2-0 për Tiranën duke kthyer rezultatin e sfidës së parë.

Foto: P. Pashollari

Tirana arriti të kthente rezultatin 2-0 të sfidës së parë në favor të bluve, falë golave të Gjumsit e Limajt. Ndaj ndeshja shkoi në shtesa ku nuk u tund më rrjeta dhe fjala i shkoi penalltive.

Aty, ishin pritjet e Bakajt të cilat bënë diferencën, duke i dhënë suksesin Dinamos pas 20 gjuajtjeve të penalltive, me Toshevskin i cili gaboi atë vendimtare në fund.

Tashmë Dinamon e pret një tjetër derbi në çerekfinale, pasi shorti e vendos përballë rivalëve të Partizanit.

TIRANA-DINAMO 2-0
35′ Gjumsi, 78′ (p) Limaj 

MINUTË PAS MINUTE

PENALLTITË 8-7

Dinamo: Ibraimi – gol, Mihana – gol, Gavazaj – pret Bekaj, Maliqi – gol, Demiri – pret Bekaj, Imami – gol, Sofranac – gol, Bakaj – gol, Samake – gol, Daia – gol

Tirana: Limaj – pret Bakaj, Ismajlgeci – gol, Seferi – gol, Xhixha – pret Bakaj, Hoti – gol, Totre – gol, Beshiraj – gol, Bekaj – gol, Behiratçe – gol, Toshevski – pret Bekaj

120’ Mbyllet ndeshja dhe tashmë duhen penalltitë për të përcaktuar çerekfinalisten mes Tiranës dhe Dinamos.

119’ Mihana provon nga distanca, Bekaj pret në pozicion.

117’ Ndëshkohet me të verdhe edhe Xhixha për protesta ndaj gjyqtarit, edhe pse kishte të drejtë pasi një kundërshtar kishte prekur topin me dorë.

115’ Kundërsulm manuali për Tiranën, Beshiraj shfaqet para Bakajt dhe gjuan në shtyllën e largët në të djathtë të portierit, por ky i fundit shtrihet dhe grushton duke larguar rrezikun.

111’ Ibraimi ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi ballore, jo shumë larg kufirit të zonës së rreptësisë, por gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës.

110’ Në fushë Beshiraj në vend të Përgjonit në radhët e Tiranës.

108’ Demiri bën një ndërhyrje të parregullt ndaj Xhixhës, duke u ndëshkuar me të verdhë, për të ndalur një aksion shumë të rrezikshëm të Tiranës.

106’ Totre nxjerr Ismajlgecin në pozicion gjuajtje, predha e mesfushorit grushtohet nga Bekaj.

105’ Mbyllet pjesa e parë e kohëve shtesë të ndeshjes.

102’ Dominuese në këto minuta Dinamo, që ka kthyer qarkullimin e topit në favorin e saj.

98’ Mundohet të dalë në këto minuta para Dinamo, por harkimet në zonë nuk gjejnë asnjë lojtar pasi mungon shtatlartësia e Çinedu.

93’ Daia ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ismajlgecit.

91’ Rinis ndeshja, me Çinedu i cili largohet nga fusha duke i lënë vend të riut Daia.

90’+4’  Mbyllet koha e rregullt me fitoren 2-0 të Tiranës. Ndeshja do të shkojë në shtesa për të përcaktuar çerekfinalisten e Kupës.

90’+2’ Limaj gjen përsëri hapësirën për të gjuajtur, por goditja është ballore e ndalet në duart e portierit Bakaj.

90’+1’ Në lojë Gavazaj për Bardhin te Dinamo.

90’ jepen 4 minuta shtesë.

90’ Përsëri Xhixha, këtë herë me një depërtim nga e djathta. Gjuajtja e tij në zonë përfundon në duart e Bakajt.

89’ Harkim nga e majta për Xhixhën, gjuajtja e tij me kokë ndalet nga shtylla.

88’ Edhe Isaevski ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Totre.

82’ Bardhi provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën.

81’ Harkim i Hotit nga e djathta në një goditje dënimi. Seferi me kokë devijon, por nuk gjen katërkëndorin.

80’ Imami ndal një aksion të rrezikshëm të Tiranës, por ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen e tij.

78’ GOOOL i Tiranës. Shkon në 2-0 rezultati pas penalltisë së gjuajtur saktësisht nga Limaj.

76’ Penallti për Tiranën. Hoti në zonë pengohet nga Bakaj dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

75’ Gjuajtje e shkëlqyer e Totre nga distanca, topi kalon shumë pak mbi traversën e portës së Dinamos.

69’ Hoti dhe Xhixha hyjnë në fushë në vend të Gjumsit dhe Tolit te Tirana.

65’ Lëvizje në pankinën bardheblu, Ngo i lë vendin në fushë Ismajlgecit.

62’ Limaj trondit traversën me një gjuajtje nga distanca, por më pas sinjalizohet për një prekje të topit me dorë.

56’ Ndizet dueli me disa përplasje të njëpasnjëshme mes Siljanorvskit dhe Behiratçe. Por gjyqtari Hamiti nuk ndëshkon asnjë prej lojtarëve.

50’ Fillim i vrullshëm i Tiranës që sulmon pareshtur menjëherë duke ushtruar presing të lartë e duke kërkuar që të gjejë hapësirën për golin e dytë.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshime te Dinamo. Në fushë është Mihana në vend të Skukës.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Tiranës.

45’+1’ Aksion i shpejtë i Dinamos, Isaevski ul topin për Skukën por goditja e sulmuesit nga jashtë zonës, përfundon në duart e Bekajt pa shumë forcë.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Limaj mundohet që të vërë në vështirësi Bakajn me një tjetër goditje dënimi ballorë, topi ndalet nga muri mbrojtës e më pas mbrojtja largon.

39’ Goli i jep entuziazëm Tiranës, e cila tashmë sulmon pareshtur, në kërkim që të hapë plotësisht duelin nga e para.

35’ GOOOOL i Tiranës. Pas një harkimi nga e majta të Seferit, topi shkon te Gjumsi në shtyllën e dytë dhe pasi ai kontrollon topin, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Bakajn.

31’ Një tjetër goditje dënimi krijon mundësi për Dinamon që të rrezikojë. Por topi i nisur nga Ibraimi nuk kontrollohet as nga Sofranac dhe as nga Çinedu të cilët përplasen me njëri-tjetrin dhe sfera përfundon ën duart e Bekajt, Çinedu mbetet i dëmtuar, pasi është shkelur nga shoku i skuadrës.

28’ Mundohet të rrezikojë edhe Tirana me goditje dënimi. Limaj harkon në zonë por devijimi i Behiratçe nuk është i duhuri dhe sfera kalon jashtë.

21’ Një goditje dënimi ballore e Ibraimit fluturon jo shumë lart mbi traversën e portës së mbrojtur nga Bekaj.


16’ Tre harkime radhazi në zonën e Dinamos, Bardhi prek topin e më pas rrëzohet pas një kontakti me Seferin, por Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë. Pak çaste më vonë, loja ndalet përsëri, këtë herë për një karton të verdhë të Siljanovskit.

15’ Ritëm i ulët në minutat e parë me Dinamon e interesuar të qarkullojë sa më shumë topin, e Tiranën që nuk ngutet për të krijuar, edhe pse i duhen 2 gola për të rihapur duelin.

11’ Samake ndëshkohet gjithashtu shumë shpejt me një karton të verdhë pasi ndal Totre në mënyrë të parregullt.

6’ Najdovski ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Çinedu. Ibraimi harkon goditjen e dënimit te Sofranac, por Bekaj bllokon gjuajtjen e tij.

4’ Top i gjatë për Seferin në zonë, ai kontrollon dhe e nis sferën djathtas për Gjumsin, por ky i fundit sheh t’i rrëmbehet sfera nga mbrojtja e Dinamos.

1’ Dinamo shfaqet menjëherë rrezikshëm në krahun e djathtë me Skukën i cili gjuan në portë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

1’ Nis takimi me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Tiranës.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Përgjoni, Behiratçe, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Seferi, Ngo.
Trajner: O. Shehi

Dinamo: Bakaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Samake, Demiri, Bardhi, Skuka, Ibraimi, Çinedu.
Trajner: B. Shkëmbi

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Asistentë: Ridiger Çokaj, Nertil Bregasi

tirana dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura