VIDEO/ Derbi i çmendur, Interi mund Milanin edhe me mungesa

Mar 17, 2019 | 23:02
SHPËRNDAJE

Interi ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-3, në derbin e zjarrtë të Milanos. Një përballje emocionuese që prodhoi plot 5 gola.

Vesino

Vesino hapi serinë e golave në minutën e 3-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Spaletit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në të dytën u shënon dhe 4 gola të tjerë.

Bakajoko dhe Muzakio gjetën rrugën e rrjetës për skuadrën e Gatuzos, ndërkohë që për Interin shënoi De Vraj dhe Martinez. Me triumfin e sotëm skuadra e Spaletit parakaloi kuqezinjtë në renditje, duke u ngjitur në vendin e e tretë.

Inter5

Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Interit tregoi karakter duke siguruar një fitore të artë në derbi. Kujtojmë që trajneri Spaleti nuk kishe sot në dispozicion, Ikardin, Naingolanin, Zhoao Marion dhe Mirandën.

 MILAN-INTER 2-3

Bakajoko, Muzakio / Vesino 3′ , De Vraj 51′, Martinez 67′  


FORMACIONET: 

MILANI: Donaruma, Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodriguez (Kutrone 58′),  Bakajoko, Paketa (Kastijeho 46′), Kesi, Suso, Çalhanoglu, Piontek. Trajner: Xh.Gatuzo

INTERI: Handanoviç, Dambrosio, De Vraj, Shkrinjar, Asamoah, Vesino, Brozoviç (Valero 73′), Galjardini, Politano (Kandreva 83′), Perisiç, Martinez. Trajner: L. Spaleti.

 

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura