VIDEO/ Deputetja e kërcënuar pro Blushit, Peza: Iki nga PS nëse nuk ndëshkohet kërcënuesi

Feb 11, 2016 | 23:21
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se është gati të dorëzojë mandatin e deputetit nëse vërtetohet se, ka pasur kërcënim të një deputeteje brenda PS-së. Peza ftoi Blushin të publikojë emrin e deputetes që ka marrë kërcënim dhe pas kësaj tha ai nuk qëndron më asnjë sekondë në PS nëse nuk merren mesa ndaj kërcënuesit.

“Për sa i përket pretendimit të Blushit se po kërcënohen deputetët  kjo nuk është e vërtetë. Unë e sfidoj Ben Blushin të nxjerri emrin e koleges tonë që është kërcënuar dhe të nxjerri kush e ka kërcënuar. Dhe unë Alfred Peza nuk qëndroj asnjë sekondë në PS. O ai që e ka kërcënuar, o unë. Të nxjerri kush është kërcënuesi. Nëse nuk merren masa për kërcënuesin, atëherë unë nuk qëndroj më në PS”, tha Peza.

Ndërsa duke komentuar debatin Rama-Blushi për garën brenda PS-së, Peza tha se, Blushi, po kërkon të plotësojë ambicien e tij personale për t’u bërë kryetar i PS-së. “E kam më mik se Ramën. Hëngra drekë me të, por kjo nuk më ndalon të them mendimet e mia hapur…” u shpreh Peza. “Kur hyn në politikë i synon të gjitha postet politike. Ben Blushi e di shumë mirë që lider nuk emërohesh, por bëhesh. Dhe që të bëhesh lider i një partie si PS, duhet të bësh luftërat e tua. Ben Blushi po zhvillon një nga fazat për ambicien e tij personale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura