VIDEO/ Deputeti socialist organizon ceremoninë e dytë të martesës, shfaqet duke kërcyer pranë bashkëshortes dhe fëmijëve

Jun 26, 2022 | 14:15
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij Dori i kanë sërish “Po” njëri-tjetrit pas shumë vitesh martesë.

77e30d90-63b9-45eb-b700-7e922713c1db

Ata kanë ripërsëritur ceremoninë e tyre të martesës e cila ka bërë bashkë miq dhe familjarë të ngushtë të çiftit në një resort në jug të vendit.

Bashkëshortja e socialistit Arben Pëllumbi ka zgjedhur një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit, teksa shihet të kërcejë me të shoqin dhe fëmijët e tyre nën ritmet e muzikës së këngëtarëve Klajdi Haruni, Bruno dhe Flori Mumajesi.

Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij janë martuar para shumë vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.


View this post on Instagram

A post shared by Teuta? (@teadupi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura