VIDEO/ Deputeti i LSI drejt largimit nga partia? Qëndron në sallë kur Kryemadhi dhe opozita largohen

Apr 19, 2018 | 12:59
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri duket se është një hap larg përjashtimit nga kjio forcë politike.

Për të dytën herë radhazi ai kundërshton qëndrimin politik të kësaj force politike.

robert bitri

 

Dy javë më parë ai doli kundër mosbindjes civile, që ishte një vendim i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe asaj të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa sot, ndryshe nga opozita e cila vendosi në bllok të braktisë seancën e kuvendit pasi folën Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, deputeti Bitri ka vendosur të qëndrojë në sallë.

robert bitri

Gazetari i Panorama, Fation Binjaku, ka fiksuar momente gjatë fjalës së kryeministrit Rama, ku duket që deputeti Bitri është i pranishëm, i ulur në karrigen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura