VIDEO/ Deputeti i LDK-së i vërsulet kryeparlamentares Vjosa Osmani

Jul 10, 2020 | 23:59
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka ndërprerë seancën ku po diskutohej rishikimi ne buxhetit për vitin 2020 pas tensioneve të forta të krijuara në sallë.

108182576_10158919644641133_6050737095392658616_n

Kjo pasi deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka debatuar ashpër me Osmanin edhe pse kjo e fundit i kërkonte që të qetësohej. Ai çuar nga vendi dhe i ka shkuar pranë Osmanit por është ndaluar nga sigurimi.

Osmani e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga salla.
“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Po ashtu, deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.

Më pastaj, Osmani vendosi ta ndërpresë seancën.
“Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së disa deputetëve dhe do t’ju ftojmë vetëm kur të vendos kryesia e Kuvendit”, tha Osmani.

Përplasjen mund ta shikoni në minutat e fundit të videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura