VIDEO/ Deklarata e fundit e Rudina Magjistarit për Dr.Florin që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale

May 20, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

Dy pjesetaret e grupit “West Side Family” Landi Hysi dhe Armir Shahini, ishin te ftuarit e Rudina Magjistarit te premten ne emisionin e pasdites ne Tv Klan, “Rudina”, te cilet folen per klipin e tyre me te ri “Komshia”, projekti i pare pa Dr. Florin.

rudina me cunat e wsf

Por pikerisht ky detaj, ka bere qe Rudina, nga keqardhja qe kengetari nuk eshte më mes nesh, te beje nje deklarate ne studio e cila nuk eshte pritur mire ne rrjetet sociale.

“Nuk është thjesht një këngë e re e juaja, është kënga e parë që bëhet pa Doktor Florin. Ju herën e fundit keni qenë këtu në studio dhe sollët këngën “Beso”, që ishte një vazhdim i punës së nisur nga Dr. Flori të cilin e përshëndesim madje se ndoshta është duke na ndjekur…”, tha Rudina, e cila sigurisht e ka pasur fjalen qe “eshte duke na ndjekur nga lart”, nje shprehje kjo e njohur qe perdoret per dike qe nuk jeton më, kur thua “te sheh nga lart”.

Momentin mund ta ndiqni ne videon me poshte pas minutes 1:30:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura