VIDEO/ “Dëgjo këtu ti p*derast m*ti”- Deputeti lëshon gojën gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit. Ja momenti

Sep 23, 2020 | 14:20
SHPËRNDAJE

Një incident i pakëndshëm është regjistruar gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit për Integrimin Europian, ku u diskutua mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Teksa kryetarja e këtij Komisioni, deputeja Rudina Hajdari thërriste emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhjen virtuale mes të pranishmëve u dëgjua të flitej me një fjalor banal.

“Dëgjo këtu ti pederast m*ti,”- u dëgjua në video zëri i një deputeti, që kishte lënë mikrofonin ndezur.

Fill pas tij, dëgjohet një zë tjetër që thotë: “Çfarë bëra unë?”

Nuk kuptohet qartë kush ishin dy personat që po flisnin me një fjalor banal, ndërkohë që mbledhja nisi normalisht pa e komentuar incidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura