VIDEO/ Degjeneron në dhunë ndeshja në kampionatin shqiptar, 7 lojtarë ndëshkohen me karton të kuq

Mar 8, 2021 | 14:15
SHPËRNDAJE

Në Shqipëri dhuna në futboll nuk njeh moshë.

dhuna

Pas përfundimit të takimit të moshave U-17 midis Egnatias dhe Bylis që përfundoi me fitoren e ekipit ballshiot me rezultatin 1-3, fundi i ndeshjes rezultoi një arenë boksi teksa të gjithë futbollistët e të dyja ekipeve u përfshinë në një sherr brutal teksa 7 futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq, 5 lojtarë nga Egnatia dhe 2 nga Bylisi.

Një përfundim i hidhur duke parë edhe moshat tepër të reja të futbollistëve duke u konsideruar si brezi i ardhshëm në futbollin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura