VIDEO/ Debuton Ronaldo, Juvja fitore drithëruese. “Zonja” përmbys Kievon në frymën e fundit

Aug 18, 2018 | 20:12
SHPËRNDAJE

Juvja e nisi me një fitore drithëruese, sezonin e ri në Seria A. Në transfertë ndaj Kievos, “zonja” fitoi me shifrat 2-3, dhe 3 pikët u morën vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

juventusi

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 3-të, me një gol të Khedirës, por më pas, veronezët nuk u dorëzuan, dhe barazuan në të 38-tën me Stepinskin, ndërkohë që në pjesën e dytë, me një penallti të Xhiakerinit, shtangën Alegrin, dhe përmbysën gjithçka.

Ekipi kampion i sezonit të kaluar, kurrsesi nuk mund të dorëzohej, dhe barazoi në të 75-tën, falë një autogoli të Banit, ndërsa vetëm në të 93-tën, ishte Bernardeski që shënoi golin e tretë, që solli edhe 3 pikët e para në ndeshjen e parë për këtë sezon në Seria A.

 

KIEVO-JUVENTUS 2-3

Stepinski 38′, Xhakerini 56′ (p) / Kedira 3’, Bani aut. 75. Bernardeski 93′

 

 

Formacionet zyrtare:
Kiev: Kaciatore, Tomoviç, rosetini, depaoli, Rigoni, Randonoviç, Hetemaj, Bani, Stepinksi, Xhakerini Trajner: Lorenzo D’Ana

Juventus: Shezni, Kanselo, Bonuçi, Kielini, Sandro, Kedira, Pjaniç, Kuardrado, Dibala, Kosta, Ronaldo Trajner: Maks Alegri

juve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura