VIDEO/ Debuton Nejmar, gol, asist dhe një autogol qesharak në ndeshjen e PSG-së

Aug 13, 2017 | 22:46
SHPËRNDAJE

Blerja më e shtrenjtë e historisë të futbollit, Nejmar, ka debutuar me nje gol dhe nje asist ditën e sotme me fanellën e PSG-së në ndeshjen ndaj Guingampit në transfertë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez.

Nejmar

Prezenca e 222 milionëshit në fushën e lojës duket se ka çoroditur futbollistët vendas, te cilet e humben ndeshjen 0-3. Në minutën e 52-të mbrojtësi Ikoko realizon një autogol tepër të çuditshëm duke i dhuruar avantazhin PSG-së.

Në minutën e 62-të braziliani ishte protagonist duke dhuruar një asist për Kavanin, i cili realizoi golin e dytë. Ndërsa në minutën e 82-të, Nejmar shënoi golin e parë me fanellën e PSG-së në ndeshjen e tij debutuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura