VIDEO/ De Biazi: Dhurata që pres nga djemtë e kombëtares për 60-vjetorin

Jun 16, 2016 | 20:34
SHPËRNDAJE

Xhani de Biazi nuk e ka humbur ende shpresën se Shqipëria mund të kualifikohet për në fazën e mëtejshme të Kampionatit Evropian që po luhet në Francë.31d316857d6f12ca846f

Kualifikimi i mëtejshëm do të ishte, tha vetë De Biazi, dhurata më e mirë për 60-vjetorin dhe këtë dhuratë e pret këtë të dielë në ndeshjen kundër Rumanisë.

De Biazi u hspreh optimist se një fitore ndaj Rumanisë, përveç tri pikëve mund t’i kualifikojë edhe si një nga ekipet e katërta më të mira të vendeve të treta në grupe.

“Ditëlindja ime përkon me datat kur luhen europianët dhe botëroret, por asnjëherë nuk e kisha menduar që sot të ndodhesha këtu me Shqipërinë. Urime kam marrë shumë sot. Filluan që mbrëmë dhe më duhet t’u përgjigjem ende miqve”, u shpreh trajneri i kombëtares.

“Dhurata më e mirë do të ishte mundësia e kalimit të fazës së mëtejshme pas grupeve me një fitore të dielën ndaj Rumanisë.”cid214228_DeBiasiVI01_1180

Duke komentuar ndeshjen e djeshme ndaj Francës, ku kuqezinjtë u ndëshkuan vetëm në minutën e fundit, trajneri italian tha se, lojtarët bënë një lojë të madhe, por theksoi se dëmtimet penalizuan Shqipërinë.

“Përqindjet e gabimeve u takojnë juve t’i vendosni. Fakti që më dhemb më shumë është se disa nga lojtarët nuk arritën ta përfundonin ndeshjen për shkak të problemeve fizike dhe kjo na detyroi të bënim zëvendësime të detyrueshme”, tha trajneri.

“Ajo që mua më pëlqen dhe që u thash edhe lojtarëve në fushën e lojës është se në bëmë një ndeshje fantastike në të gjitha pikëpamjet. Kundërshtarin e vumë disa herë në vështirësi dhe nuk e lamë që të na nëpërkëmbte deri në fund të lojës”, u shpreh De Biazi në një lidhje për “Super Sport”.

Albania manager Giovanni De Biasi reacts during the UEFA European Championships 2016 , group A match between France and Albania played at Stadium Velodrome , Marseille , France on June 15th 2016 / Football - UEFA European Championships 2016 Group Stage Group A France v Albania Stade Velodrome, Marseille, France 15 June 2016 Â PUBLICATIONxNOTxINxUKxFRAxNEDxESPxSWExPOLxCHNxJPN BPI_MZE_France_v_Albania_025.JPG Albania Manager Giovanni de Biasi reacts during The UEFA European Championships 2016 Group A Match between France and Albania played AT Stage Velodrome Marseille France ON June 15th 2016 Football UEFA European Championships 2016 Group Stage Group A France v Albania Stade Velodrome Marseille France 15 June 2016 Â PUBLICATIONxNOTxINxUKxFRAxNEDxESPxSWExPOLxCHNxJPN jpg

Bashkia e qytezës franceze ‘Perros Gueric’ ka surprizuar trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, duke organizuar një ceremoni të veçantë për 60-vjetorin e tij.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura