Video/ Dalin pamjet, ja si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Nov 14, 2017 | 18:44
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar pamjet e atentatit që iu bë tre ditë më parë një 32-vjeçari shqiptar dhe shokut të tij grek, të cilët udhëtonin me një makinë të marrë me qira.

Televizioni “Alpha” ka transmetuar sekuenca të kamerave të sigurisë së bizneseve, ku duket makina “Peugeot” ngjyrë e zezë e shqiptarit dhe mikut të tij, si dhe më pas dy persona që vraponin.

Sikurse duket nga pamjet, disa sekonda pasi kalon makina, dy burra vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore.

Shqiptari u qëllua me plumb në kofshë, kurse greku 29-vjeçar është dëmtuar në zonën e barkut. Mjekët thonë se ata nuk janë në rrezik për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura