VIDEO/ Dalin pamjet, ja si do të duket brenda dhe jashtë godina e re e Teatrit Kombëtar

Jul 14, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Siç shihet në këtë video, projekti i prezantuar nga një studiot ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, do të ndërtojnë një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe me një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.

Godina do të ketë dy pjesë , njëra dedikuar administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën hark. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit.91

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.

Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura