VIDEO/ Dalin pamjet e sekuestrimit të gjysmë milioni euro heroinë në Ankona, mbërriti nga Durrësi. Si u zbulua vendi sekret në kamion

Jan 21, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje nga sekuestrimi i 16 kg heroinë në portin e Ankonas, e cila kishte mbërritur me traget nga porti i Durrësi.

eroina porto ancona 1-4

Në pranga përfundoi një 37 vjeçar shqiptarë. Lënda narkotike sqarojnë mediat e vendit fqinjë ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur brenda një hapësire metalike poshtë sediljes anësore të pasagjerit të një furgoni.

Substanca narkotike u zbulua fal një qeni antidrogë. Ekzaminimi me skaner dhe inspektimi i hetuesve bëri të mundur zbulimin më pas të fundit të dyfishtë dhe drogën brenda.

Substanca narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe në 3,775 euro para të gatshme, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Lënda narkotike e cilësisë së pastër do t’i sillte të arrestuarit rreth 500 mijë euro të ardhura.

Dalin pamjet e sekuestrimit të gjysmë milioni euro heroinë në Ankona, mbërriti nga Durrësi on Vidnews.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura