VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të të tmerrshmit të Laçit. Mes të bërtiturash, prangoset në mes të natës në “Astir”

Jun 28, 2020 | 19:45
SHPËRNDAJE

Ky është momenti në zonën e Astirit kur përfundon në prangat e policisë, një nga pjesëtarët e grupit kriminal që vranë me armë zjarri mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenë në një hotel në Laç.

05sJphFT

Ilir Xhepaj u arrestua në zonën e Astirit në Tiranë ku kishte marrë një banesë me qira. Policia e kishte vënë në shënjestër prej ditësh jo vetëm në Tiranë por edhe në Lezhë dhe në Laç.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin”, sqaron policia.

Përveç kësaj ngjarje të rëndë, Xhepaj akuzohet edhe për një plagosje me armë zjarri po në Laç më 15 maj, ku në shënjestër të vrasjes ishte sërish një biznesmen.

Arrestimi i tij natën e shkuar në zonën e Astirit në kryeqytet, e çon në dy numrin e të arrestuarve, ndërsa janë në kërkim edhe dy të tjerët.


View this post on Instagram

Moment nga një arrestim i sapondodhur dhe i kryer nga policë civilë në zonën e “Astirit”, Tiranë.

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura