VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik kur makina përfundon në lumë, humbën jetën nëna dhe djali i saj 6-vjeçar

Jun 27, 2022 | 15:44
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë me dy të vdekur këtë të hënë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe përfundoi në lumë.

Siç e shihni dhe në video, makina thyen kangjellat dhe përfundon në lumë.

Viktimë mbeti 30-vjeçarja Klaudia Xheferaj dhe djali i saj i mitur, raporton News24.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, djali i mitur 6 vjeçar kishte një vigon në dorë dhe në minutat e para pas aksidentit ai është nxjerrë nga mjeti me shenja jete, ndërsa nëna e tij nuk reagonte.

Blutë konfirmuan më vonë se nënë e bir humbën jetën në spital.

Nisur nga itinerari qe po ndiqte mjeti, dyshohet se nëna dhe vogëlushi kanë qenë duke shkuar në spital per te marre serum.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura