VIDEO/ Dalin nga toka dhe mund të shtrihen deri në 200 metra. Dritat e çuditshme të tërmetit që e parashikojnë atë

Dec 1, 2019 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kur një tërmet me magnitudë 8.1 goditi Meksikë në vitin 2017, imazhet e dritave jeshile dhe blu që u shfaqën në qiell, bënë xhiron në rrjete sociale.

Të ashtë quajturat drita e tërmetit, ato ishin një tjetër fenomen misterioz që la ekspertë në mëdyshje. Ato ishin të vështira për t’u shpjeguar, e për këtë ngjallën teori nga UFO-t, tek shfaqje të një bote tjetër.

drita

Dritat mund të marrin “forma dhe ngjyra të ndryshme”, tha Friedemann Freund, një profesor ndihmës i fizikës në Universitetin Shtetëror San Jose dhe një studiues i lartë në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s, në një intervistë për National Geographic.

Freund shprehet se format më të zakonshme të dritave sizmike përfshijnë “flakë” të kaltra që duket se dalin nga toka në lartësinë e kyçit të këmbës; sferat e dritës të quajtura vetëtima që “notojnë” në ajër për dhjetëra sekonda apo edhe minuta; dhe ndezje të shpejta të dritës intensive që i ngjajnë rrufesë normale. Ato dalin nga toka në vend se nga qielli dhe mund të shtrihen deri në 200 metra.


Pamje historike:

Freund dhe kolegët e tij studiuan 65 dëshmi të dritave të tilla, që nga viti 1600, duke publikuar gjetjet e tyre në “Letrat e Kërkimeve Sizmologjike”, në vitin 2014.

Më 12 nëntor 1988, për shembull, njerëzit raportuan një glob të ndritshëm vjollcë-rozë drite përgjatë lumit St. Laërence në Quebec, 11 ditë para një tërmeti të fuqishëm.

Në Pisco, Peru, dritat ishin të ndritshme e ndezën qiellin, kapur në videon e kamerave të sigurisë para një tërmeti me madhësi 8.0 në 2007.

Dhe para një tërmeti të vitit 2009 në L’Aquila, Itali,  dritat ishin parë mbi një rrugë prej guri.

Ccfarë mund t’i shkaktojë drita e tërmetit?

Duke analizuar 65 incidente të dritës së tërmetit, Freund dhe kolegët  e tij teorizuan se dritat janë shkaktuar nga ngarkesat elektrike të aktivizuara në lloje të caktuara të shkëmbinjve gjatë aktivitetit sizmik, “sikur të keni ndezur një bateri në koren e Tokës”. Për shembull, shkëmbinjtë e bazaltit dhe gabbros kanë defekte të vogla në kristalet e tyre që mund të lëshojnë ngarkesa elektrike në ajër.

Dritat ekzistojnë në më pak se 0.5 përqind të tërmeteve në të gjithë botën, vlerësuan shkencëtarët, gjë që do të shpjegonte pse ato kanë qenë relativisht të rralla. Ata gjithashtu vunë re që dritat e tërmetit shfaqen më shpesh para ose gjatë tërmeteve, jo më pas. Një studim i hershëm sugjeroi që stresi tektonik krijoi një të ashtuquajtur efekt piezoelektrik, në të cilin shkëmbinjtë që mbartin kuarc prodhojnë fusha elektrike të forta kur ngjeshen në një mënyrë të caktuar. Por një nga komplikimet në studimin e dritave të tërmetit është, natyrisht, se ato janë të paparashikueshme dhe jetëshkurtra. Në një përpjekje për të punuar rreth kësaj, disa shkencëtarë kanë provuar të rikrijojnë fenomenin në laborator./ NationalGeographic

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura