VIDEO/ Daku nderon Kukësin, ekipi i Duros likuidon Flamurtarin dhe kap kryesuesit

Nov 3, 2019 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kukësi doli triumfues nga ndeshja e javës së 11-të në Superiore, teksa mundi Flamurtarin me shifrat 1-0.

kukesii

Në ndeshjen që u luajt në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë raste. Ata që shtynë më shumë drejt sulmit ishin vlonjatët, me Ribajn, Sukajn apo Hoxhajn. Gjithsesi, fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në të dytën, ekipi i Duros u fut me një marsh tjetër në fushë, dhe kërkoi me të gjitha mundësitë golin, i cili erdhi në minutën e 57-të, pas një goditje të saktë në një harkim të gjatë në zonën e Moçkës.

kukesi flamurtari musolli

Kukësi pati edhe raste me Gavazajn, apo edhe një traversë tjetër e Dakut, por nuk arriti të dyfishonte. Provuan deri në fund edhe vlonjatët, ku Sukaj e Hoxhaj ishin kërcënues, por Xhika në disa raste, e traversa në një moment, ndalën Flamurtarin.

Kështu, me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 18 pikëve, në vendin e dytë, po aq sa Tirana e Partizani, ndërkohë mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë Flamurtari.

 

 

FT | Kukësi-Flamurtari 1-0

GOL: Daku 57′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Kukësi-Flamurtari 1-0

90’ 4 minuta shtesë.

89’ Ndërrimi i tretë te Flamurtari. Hoxhaj i lë vendin Kreshpës. Kryen edhe Duro ndërrimin e fundit, Domi në vendin e Ethemit.

84’ Rroca provon nga jashtë zone, por topi përfundoj sipër traut.

80’ Ndërrimi i dytë te vlonjatët. Çela në fushë në vendin e Muçollarit.

80’ Kërcënon Sukaj nga ana tjetër. Shkodrani mes dy lojtarëve çan mbrojtjen, godet, por Xhika e ndal.

79’ Gavazaj kroson për Dakun, sulmuesi godet me kokë, por ndalet nga traversa. Pretendojnë për gol kuksianët, me topin që përplaset në tokë.

76’ Probleme për Xhikën te Kukësi. Portieri heq dorezën e majtë, pas një goditje që mori në dorë.

73’ Rroca merr një top brenda zone nga Daku, por vlonjatët e mbyllin në goditje këndi.

68’ Kryen ndërrimin e parë Birçe. Vatnikaj i lë vendin Bajraktareviç.

67’ Kërcënojnë vlonjatët. Hoxhaj provon me një roveshatë pas krosimit të Hoxhajt, por ndal Xhika.

65’ Pafat Hoxhaj. Sukaj kthen topin e ardhur nga goditja e këndit, dhe Hoxhaj me kokë gjuan, por vetëm traversa e ndal.

65’ Kotobelli ndal në momentin e fundit një goditje që Ribaj po i bënte portës së Xhikës. Topi në goditje këndi.

64’ Ethemi provon me një goditje nga brenda zone, por ndalet nga Moçka.

60’ Rast i mirë për kuksianët. Daku mbron topin brenda zone, dhe me një kthesë shërben në mes të zonës. Gavazaj i gjendur aty godet, por edhe pse nga fare pranë e çon mbi traun e portës.

57’ GOOOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Daku shënon pas një harkimi nga e djathta, dhe e shtyn saktë drejt fundit të rrjetës.

56’ Ethemi fiton një faull në krahun e majtë të sulmit, pas një ndërhyrje të Gocajt.

53’ Ethemi provon me një goditje nga jashtë zone, pret Moçka.

52’ Sukaj ka një rast tjetër pas pasimit të Vatnikajt, por nuk godet si duhet në një pozicion të vështirë.

47’ Silurë e Sukajt me të majtën nga jashtë zone, Xhika e ndal me një dorë.

46’ Nis pjesa e dytë në Lushnjë. Lëviz Duro, që fut Mustën në vendin e Kitanovskit.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Flamurtari 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Kryesori nxjerr edhe një karton të verdhë, ndëshkohet Daku te Kukësi për protesta.

44’ Kërcënojnë sërish vlonjatët. Sukaj lësh një goditje të fortë, por grushton Xhika. Më pase ndjek Hoxhaj, që provon edhe ai, por ndalet në gjoksin e Bruno Lulajt.

40’ Rroca avancon shpejt drejt portës së Moçkës, por pëson faull nga Pjeshka. Ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ Musolli humb një top në mesfushë, dhe më pas shkakton faull ndaj Ribajt. Ndëshkohet me të verdhë kapiteni i Kukësit. Ka dhe momente tensioni mes lojtarëve.

37’ Vijon aksioni i kuksianëve, një top i gjatë vjen nga e majta, dhe në krahun tjetër futet Ethemi, që e kthen në mesin e zonës, por aty nuk gjendet askush për ta shfrytëzuar.

36’ Ethemi shmanget bukur në të majtë, dhe jep për Kitanovskin në qendër të zonës, por goditja e tij lë shumë për të dëshiruar.

34’ Rast i artë për vlonjatët. Hoxhaj kroson nga e majta, dhe tre lojtarë gjenden në zonë. Zhytet Vatnikaj, por nuk e shtyn dot drejt portës.

31’ Harkim i gjatë në zonë për Kotobellin, por Gocaj me kokë e shmang në momentin e fundit.

31’ Daku dhe Pjeshka kanë një duel mes tyre brenda zone, dhe mbrojtësi i vlonjatëve e largon topin në momentin e fundit.

30’ Ritëm i ulët në Lushnjë, teksa ka shumë faulle dhe ndalesa loje.

29’ Karton i verdhë për Kitanovskin, për një bërryl ndaj Muçollarit.

23’ Hoxhaj ndëshkohet me të verdhë, për një faull taktik ndaj Gavazajt në mesfushë.

16’ Sërish në sulm miqtë. Hoxhaj kroson nga e majta, Sukaj zgjatet, por nuk e kap dot. Shkodrani merr një goditje, pas përplasjes me shtyllën e portës së Xhikës.

15’ Ribaj harkon nga e djathta, në duar e ka Xhika.

12’ Abazaj nuk ia del dhe zëvendësohet. Duro hedh në fushë në vendin e tij Blerim Kotobellin.

11’ Lulaj në vështirësi, kthen topin te Xhika, por aty shkon rrezikshëm Sukaj. Portieri çon topin në anësore.

8’ Ribaj nis Sukajn në një vertikalizim, por shkodrani nuk e kontrollon dot dhe topi për verilindorët.

6’ Merr ndihmën e mjekëve Abazaj, që mbeti i dëmtuar pas harkimit pak sekonda më parë.

bandicam 2019-11-03 14-09-36-079

5’ Del shpejt Kukësi para me Abazajn në të majtë. Kroson në zonë, dhe Gavazaj rrëzohet, por nuk ka asgjë për kryesorin.

4’ Rast i rrezikshëm për vlonjatët. Ribaj hedh një krosim nga e djathta, dhe Xhika e lë në zonë. Më pas Vatnikaj e merr në kontroll, por vonohet dhe ia rrëmbejnë topin.

3’ Maliqi kroson nga e djathta, dhe topi mbetet në zonën e vlonjatëve, por ka një prekje të topit me dorë nga Rroca.

1’ Rroca menjëherë në sulm kërkon të pasojë në zonë, por mbyll Pjeshka.

1′ Nis takimi në Lushnjë.

 

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-11-03 13-38-04-349

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Zeqaj, Mucollari, Rrapaj, K.Nebihu, Ribaj, Vatnikaj, Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe.

bandicam 2019-11-03 13-38-50-893

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda, Kreshnik Bajramaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura