VIDEO/ Dajë e nip humbën jetën brenda në pus, reagon policia: U bë e mundur nxjerrja e trupave, por..

Sep 24, 2018 | 19:29
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë humbur jetën teksa po punonin për hapjen e një pusi në Torovicë të Lezhës. Sipas dëshmive të banorëve, zjarrfikësja është vonuar rreth 1 orë për të mbërritur ç’ka ka rezultuar fatale për ta, pasi janë asfiksuar.

Janë futur vetë banoret për t’i nxjerr por ka qenë e pa mundur. Dy personat ishin nip dhe daja, 21 vjeç dhe 35 vjeç, ndërsa mësohet se viktimat janë Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci.

a65440b9-a2ca-48cb-b72c-31cNjoftimi nga Policia 

Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij. Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura