VIDEO/ Cristiano Ronaldo thyen mallkimin e golit në Arabinë Saudite, por përsëri nuk e bën “hero”

Feb 3, 2023 | 18:50
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo ka thyer më në fund mallkimin e tij në futbollin e Arabisë Saudite, pasi ka gjetur golin e parë në ndeshje zyrtare me fanellën e Al Nassr. Sulmuesi portugez, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me fanellën e skuadrës së tij, në kampionat dhe Kupë, nuk ia kishte dalë të tundte rrjetën.

bandicam 2023-02-03 17-52-17-979

Në fakt, Ronaldo kishte pasur disa raste për të shënuar por goli i kishte munguar. Një gjë e tillë mund të ndodhte edhe sot, teksa ai humbi disa raste të rëndësishme para portës së Al-Fateh. Por në fund, në ndihmë i erdhi një penallti, të cilën ai arriti ta transformonte në gol, në minutën e 93-të të duelit, por vetëm për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij në barazimin 2-2.

Barazimi mban Al Nassr në kreun e renditjes, por tashmë me pikë të barabarta me Al Shabab dhe me skuadra të tjera si Al Itihad dhe Al Taeuon që i janë afruar rrezikshëm ekipeve të kreut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura