VIDEO/ Ç’po ‘gatuajnë’ këtë herë? – Donaldi i afrohet dhe i merr erë, Bora: Rri o shpirt tani!

Dec 31, 2019 | 12:47
SHPËRNDAJE

Prej kohësh në mediat rozë përflitet për një lidhje mes prezantueses Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të dy pjesë e shoë-t “3shat”.

bora

Ndonëse ata janë parë disa herë sëbashku ata asnjherë nuk e kanë pranuar që janë bashkë.

Por ndërsa jemi në ditët e ditën e fundit të 2019, Bora Zemani ka publikuar një video ku të dy shfaqen të shtrirë në krevat.

Në një moment Donali i afrohet, i merr erë, ndërsa ajo i përgjigjet: “Rri o shpirt tani”.

Por në fakt në pjesën e dytë të videos, shfaqet ekipi i xhirimit të emisionit “3shat”.

“Prapë nuk është ashtu sic duket”, shkruan Bora në komentin e vendosur në video.

Mesa kuptohet ata janë duke xhiruar ndonjë pjesë për emisionin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura