VIDEO/ “Çmendet” Hames Rodrigez, shihni si tenton të sulmojë arbitrin

Oct 31, 2021 | 14:27
SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i Real Madrid, Hames Rodrigez vazhdon të prodhojë polemika. 30-vjeçari është bërë protagonist me një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit.

ro

Al Rajan,skuadër ku luan Rodrigez, humbi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Al Arabi. Po ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq që mori kolumbiani.  Mesfushori mori një karton të verdhë pas protestave ndaj arbitrit, edhe pse skuadra e tij kishte fituar një goditje dënimi.

Ky vendim e acaroi Rodrigezin, i cili shkoi i tërbuar që të sqarohej me arbitrin. U deshën disa shokë të ekipit që ta ndalonin, por arbitri i dha kartonin e dytë të verdhë.

Hames Rodrigez doli nga fusha duke hequr bluzën, por veprimi i tij ndaj arbitrit bëri xhiron e botës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura