VIDEO/ Cllevio Serbiano shfaqet në autobusin e “Ujqërve të Dëborës” dhe mbledh bashkë futbollistët afrikanë: Ça dinë këta për Skënderbeun?!

Feb 2, 2023 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kleviol Ahmeti, reperi nga Lushnja, i njohur si Cllevio Serbiano, një personazh tepër karizmatik në rrjetet sociale, që ka një audiencë të lartë në “Instagram” dhe “Tik Tok”, është shfaqur ditën e sotme në autobusin e skuadrës së Skënderbeut, teksa këta të fundit ktheheshin pas transfertës në Rrogozhinë, ku u përballën me Egnatian.

klevio555

Në videon e shpërndarë në “Instagram” nga mesfushori Dean Liço, Cllevio Serbiano,  i cili është dhe mik i kapitenit të Lushnjës, Mikel Canka, nuk nguroi të rrëmbente vëmendjen me batutat e tij, teksa mblodhi bashkë futbollistët afrikanë që janë pjesë e klubit korçar, ndërkohë që pyeste bashkëlojtarët e tjerë, me doza ironike:

Ça dinë këta për Skënderbeun?! Ky moment shkaktoi të qeshura brenda autobusit të klubit korçar. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura