VIDEO/ Çifti shqiptar kryen 116 vjedhje nëpër supermarkete. Shihni si e realizonin aktivitetin derisa….

May 27, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar pamjet e një çifti nga Shqipëria ka kryen vjedhje nëpër supermarkete në mes të karantinës për shkak të pandemisë së covid-19.

-σπείρα…-που-ρήμαζε-τα-σούπερ-μάρκετ-εν-μέσω-κορονοϊού

Faqja e njohur greke, Newsit.gr ka publikuar një video ku çifti nga Shqipëria vjedh produktet në supermarketet në Attica, e cila tregon mënyrën se si vepronin ata.

Siç shihet në video, burri mban një objekt para gruas në mënyrë që ta ‘mbulojë’, ndërsa ajo vendos produkte në çantën e saj nga një raft.

Ata më pas largohen nga supermarketi, pasi sigurisht kanë paguar një tarifë të vogël për produktet që kanë blerë në mënyrë që të justifikojnë praninë e tyre në dyqan.

Ata u arrestuan pas një hetimi të plotë të kryer nga policia e Departamentit të Sigurisë së N. Ionia, i cili për ditë me radhë u përpoq të gjurmonte veprimtarinë e tyre. Përfundimisht, ata arritën t’i arrestojnë, madje në një supermarket në Attica, në një kohë kur po vidhnin pije alkoolike.

Sipas hetimeve paraprake të kryera nga policia, u zbulua se ata kishin kryer plot 116 vjedhje nëpër supermarkete, me një fitim ditor prej 700 euro.

Policia gjithashtu bëri kontrolle të tjera duke arrestuar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht një baba me të birin, të cilët kishin një depo ku mbanin produktet e vjedhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura