VIDEO/ Çfarë thoshte Saimir Tahiri para dy vitesh për Habilajt? ‘Nëse janë trafikantë…’

Oct 17, 2017 | 8:33
SHPËRNDAJE

Lajmi i mediave italiane për shkatërrimin e një bande italo-shqiptare ka trazuar edhe politikën shqiptare. Lideri i opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i LSI Endrit Braimllari kanë reaguar deri më tani për heshtjen nga ana e palës shqiptare për operacionin në Itali, i cili ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të quajtur Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit sipas Bashës, “është personi që lëvizte në makinën e ish- minsitrit Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita”.

Por cfarë thoshte Saimir Tahiri kur ishte ministër për këtë? “Nëse janë trafikantë, do kërkoj falje publike”, thuhej ndër të tjera në intervistën e Saimir Tahirit në 2015-ën te ‘Top Story’…

OPERACIONI

Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh. Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 20 korrierë. Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro.

Të arrestuarit janë:

Italianët: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca.

Shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura