VIDEO/ Çfarë ndodhi tek pallati 12 katësh në Lezhë? Pjerin Ndreu sqaron incidentin me Lleshajn: Drejtori i Urbanistikës djalë i shkëlqyer, por…

Dec 5, 2019 | 10:38
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka pasur një debat të fortë me banorët e një pallati 12-katësh në Lezhë, si dhe me drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë Lezhë dy ditë më parë.

Pallati në fjalë ndodhet në lagjen “Besëlidhja” dhe sipas banorëve ndërtesa ka pësuar dëmtime nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Banorët kanë deklaruar se prej tri ditësh kanë kërkuar që pallati të verifikohet nga ekspertët nëse është i banueshëm ose jo. Por, një pretendim i tillë, është cilësuar i pa vend nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi sipas tij ndërtesa është e sigurt.

Pas një debati të gjatë me banorët, ministri pati dhe replika të forta me një nga inxhinierët e Bashkisë së Lezhës. Në pallatin në fjalë, banon dhe vetë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe sipas banorëve dhe inxhinierëve, ka qenë vetë Ndreu që ka folur për dëmtime të rënda në pallat.

Por ky i fundit, ne nje lidhje direkte në Open dje shpjegoi incidentin e ndodhur ku tha se mendimi i i zotërisë që debatoi me Lleshaj nuk ishte i pjekur.

“Është Drejtori i Urbanistikës së bashkisë. Është një djalë i shkëlqyer, arkitekt. Ai ka dhënë mendimin e tij aty, nuk ishte mendim që u përkrah dhe nuk ishte mendim i pjekur, ndoshta ambjenti ku është thënë nuk ka qenë ambjenti i duhur.

Aty ku thotë që e thotë kryetari është në kontekstin që duhet sjellë një grup tjetër për të bërë inspektimet, pasi unë ndodhem aty si kryetar i bashkisë por edhe si banor i pallatit”- tha Ndreu.

“A ka një raport final të pranuar nga qytetarët?- e pyeti Eni Vaisili.

“Opinioni dhe vendimi që bashkohen të gjithë, përjashtu ndonjë është se pallati nuk është i rrezikshëm”- vijoi Ndreu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura