VIDEO/ Çfarë i rekomandon Basha “Doktorit” për debatin me Blushin?

Feb 6, 2016 | 8:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do të këshillojë Sali Berishën që të mos futet në debatin e brendshëm të Partisë Socialiste. Përgjigja e Bashës ishte se, debati Berisha-Blushi në Parlament tregoi se nuk ka mbrojte dhe as shumë dashuri mes Berishës dhe Blushit.

A po flirton PD-ja me LSI-në?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nëse opozita po flirton me Lëvizjen Socialiste për Integrim, përgjigjet se ky është një interpretim i Kryeministrit, Edi Rama.

Basha tha se përshëndet qëndrimin e LSI-së për Reformën në Drejtësi duke theksuar se, kjo nuk do të thotë se mes dy forcave politike do të ketë koalicion.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Parliament Speaker Ilir Meta, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

“Të thuash që reforma duhet bërë bashkarisht nuk do të thotë se do të bëjmë koalicion. Rama na akuzon si avokatë të LSI-së. Ne kërkojmë që edhe Rama dhe PS të vijë në qëndrimin e shprehur nga Meta dhe LSI për reformën në drejtësi”, tha Basha.

Në fund, kreu i opozitës u shpreh i bindur se Reforma në Drejtësi nuk kalon pa kompromisin e PD-së. Për këtë ai dha si garanci se, “PS dhe LSI nuk i kanë votat për të ndryshuar Kushtetutën”.

Beqja ka nxjerrë 50% të grave me prostatë dhe të alkoolizuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në intervistën e dhënë në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur për arrestimin e Spri Kserës, Prokurorinë e Përgjithshëm, ministrat e korruptuar dhe modelin e ofruar nga opozita.

Basha u shpreh se, Ksera është arrestuar me urdhrin e Prokurorit të Gjirokastrës dhe e cilësoi të tepërt ndalimin e tij në kushte flagrance, kur ai nuk mban më postin e ministrit dhe nuk paraqet rrezik.

Duke theksuar se PD nuk e ka braktisur Kserën, Basha i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë ndaj ministrave të korruptuar të qeverisë “Rama”.

Sa i takon akuzave të opozitës për korrupsionin e ministave, ai u foksua tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Basah tha se mjafton fakti që shumë gra kanë dalë se vuajnë nga prostate dhe mbi 50% e tyre kanë problem me alkoolin për të kuptuar se koncesioni i Check Up-it është një aferë e madhe.

I pyetur se pse është kundër koncesioneve, kur qeveria e kaluar e djathtë ka dhënë mbi 170 koncesione, Basha foli për ndryshimet mes dy qeverisë. Sipas Bashës, qeveria “Berisha” ka dhënë koncesione që sillnin të ardhura në buxhet, ndërsa qeveria “Rama” me koncesionet e dhëna nxjerr para nga buxheti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura