VIDEO/ “Çfarë ekip i mirë?! Gomar, motra jote…”, Pioli shpërthen pas eliminimit. Zbulohen fjalët me Solskjaer

Mar 19, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid u kualifikua mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit në një ndeshje delikate në Ligën e Europës, duke arritur të fitojë në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 0-1.

piolii solskjaa

Ky rezultat nuk është përtypur dot nga trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili pas ndeshjes është bërë protagonist duke shkaktuar një episod aspak të këndshëm.

Pas vërshëllimës së arbitrit, trajneri i Junajtid, Solskjaer mendohet ti jetë drejtuar trajnerit italian me fjalët “jeni një ekip i mirë’’. Italiani si duket i nervozuar nga eliminimi i skuadrës së tij, i është kthyer më fjalët “Çfarë lesh ekipi i mirë, ore gomar, ekip i mirë është motra jote”.

Fjalë të rënda këto dalë nga goja e trajnerit të Milanit, por mediat angleze si duket kanë zbuluar se këto fjalë i janë drejtuar ndihmës trajnerit të Mançester Junajtid, Kieran Mekena dhe jo Solskjaerit. Video është bërë hit në internet ku nuk kanë munguar dhe kritikat ndaj numrit një të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/