VIDEO/ “Çështja Lleshi”, flet ish-presidenti Topi: Çfarë do bëja nëse do isha në vend të Metës

Nov 6, 2018 | 14:22
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel teksa u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e Presidentit aktual Ilir Meta sa i përket dekretimit ose mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm u shpreh se ai do e kishte dhënë dekretin.  

Bamir Topi

“Ka një rregull që është kushtetues dhe nëse kandidati plotëson detyrimet kushtetuese që do të thotë të shkojë në standartin e zgjedhjes së deputetit do e lija në diskrecionin e propozuesit dhe do kisha dhënë dekretin. Nuk do e jepja vetëm nëse ka ndonjë gjë që ende nuk e di. Në rastin e Metës nuk kam informacion të mjaftueshëm. I takon Metës ta bëjë atë. Atëherë pas dekretimit i takon propozuesit të mbartë me vete përgjegjësi morale dhe politike”, ishte kjo përgjigja e Topit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura