VIDEO/ Çelsi mposht Interin me penallti, gabon mbrojtësi Skriniar

Jul 28, 2018 | 22:18
SHPËRNDAJE

U luajt në Nisë të Francës sfida e vlefshme për ICC mes Çelsit dhe Interit që përfundoi me rezultatin 1-1. Pedro shënoi për anglezët në minutën e 8-të pas një gabimi të Kandrevës, ndërkohë që Galiardini barazoi rezultatin për zikaltërit në minutën e 49-të.

824192052.0

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët si Sarri ashtu dhe Spaleti, ndryshuan pothuajse të gjithë ekipin, duke hedhur në fushë futbollist të rinj. Pas përfundimit të kohës së rregullt ndeshja iu drejtua penalltive, ku triumfuan londinezët me rezultatin 5-4.

Zhorzhinjo, Drinkuotër, Moses, Abraham dhe Aspilikueta goditën saktë për Çelsin, ndërkohë që për Interin shënuan nga pika e bardhëm Ranokia, Galiardini, Martinez dhe Karamoh. Skriniar ishte futbollisti që gaboi nga penalltia duke i dhuruar fitoren londinezëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura