VIDEO/ “Ça s’na dëgjuan veshët, e kurrë s’na i panë sytë”- Grida Duma ironizon Ramën: Tetë vjet me projekte 3D. Bëni kujdes nga…

Sep 25, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Vlora për ndërtimin në këtë qytet të aeroportit të ri, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Përmes një shënimi në facebook, Duma i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes nga ‘projektuesi i mashtrimeve’, pasi në këtë tetë vite sipas saj shqiptarët kanë parë “Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara.”

Postimi i plotë:

Ça s’na dëgjuan veshët, e kurrë s’na i panë sytë.

Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara.

8 vjet plot me projekte 3D.

8 vjet gënjeshtra 3D.

BËNI KUJDES NGA PROJEKTUESI I MASHTRIMEVE!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura