VIDEO/ Burri që do grabiste në autobus, si i shpëtoi polices prej duarve

Apr 19, 2018 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një vjedhje në autobusin e linjës së “Tiranës së Re” është filmuar nga udhëtarët në kryeqytet. Por si duket hajduti, një burrë rreth të 60-ave, ka zgjedhur personin e gabuar për të grabitur.

Kjo pasi zonja e revoltuar që në mënyrë të përsëritur i bën thirrje shoferit të mos hapë derën e autobusit, është punonjëse e policië (tregon edhe dokumentin). Gruaja në fjalë merr targën e autobusit dhe njofton kologët e saj të policisë. Pavarësisht kësaj, të gjithë udhëtarët bëjnë presion që autobusi të vazhdojë rrugën sepse njerëzit kanë punë.

“Të lutem se na dalin fëmijët nga shkolla e do na mbesin në rrugë,” dëgjohet të thotë një pasagjere.

Gabimi i saj dhe shoferit është që hapën derën për të pritur policinë jashtë urbanit. Por ky gabim i tyre bëri që hajduti t’ia mbathë me vrap duke shpëtuar.

Megjithatë ngjarja u filmua e gjitha ku duket qartë edhe fytyra e hajdutit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura