VIDEO/ “Burgjet nuk do presin më peshqit e mëdhenj”, Rama flet për politikanët, biznesmenët dhe kriminelët që do japin llogari gjatë…

Oct 31, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, gjë që do të bëhet vetëm nga sistemi i pastruar i drejtësisë, tha Rama. Por garancia e vetme që kjo të ndodhë, nënvizoi shefi i qeverisë, është që PS të marrë mandatin e tretë.

Rama foli edhe për të ashtuquajturit peshq të mëdhenj, që sipas tij janë “ata që morën peng gjykatat e prokurorite, korporata e atyre që nuk iu hyri gjemb në këmbë për vite, qe kontrollonin gjithcka e u shërbenin politikanëve për të mbyllur aferat e tyre dhe përditë vrisnin e prisnin duke u marre pronat njerezve?”.

Pjesë nga fjala e tij:

“E kuptoni cfarë ndodh me drejtësinë? Unë e kuptoj shumë mirë kur thonë që ska drejtësi, më thonë mua fut në burg këtë e atë, ta kam dhënë votën ti futeshe në burg, a thua se në 2013, apo 2017 ishte 1945-.

Që drejtësia të fusi në burg, duhet të hyjnë në burg ata që e kanë penguar drejtësinë të fusi në burg, prokurorët e gjykatësit e korruptuar, ata që ka filluar ti pastrojë vetingu, bashkë me ata që s’janë pastruar akoma, e dinin që sdo i pastronte vetingu dhe vazhdonin bënin krime me atë cekicin e gjykatësit, duhet të shkojnë ata në burg sic thotë KE dhe BE.

Që Shqipëria për të ardhur e të bëhet pjesë e kësaj familje duhet të fusë në burg gjykatës e prokurorë që kanë dalë nga vetingu se kanë pasuri të pajustifikueshme.

Sistemi i drejtësisë i pastruar, që nuk ja dinë për nder as PS as PD që janë aty, do merren pastaj me të gjithë edhe me politikanët edhe me biznesmenët edhe me të gjithë ata që vrasin e presin majtas djathtas qoftë me kollare qoftë me revole. Por kjo do kohën e vet, si u bëka një sistem drejtësie funksional për 3-4 vjet?

Mandati i tretë i yni është garancia që reforma në drejtësi e drejtësi do funksionojë që edhe politikanët e biznesmenët e të pasurit e kriminelët të gjithë pa dallim do japin llogari.

E nuk do rrinë në pritje burgjet që janë rindërtuar me paratë e BE, per te ashtuquajturit peshqit e mëdhenj. Po ku ka peshq më të mëdhenj se ata që morën peng gjykatat e prokurorite, korporata e atyre që nuk iu hyri gjemb në këmbë për vite, qe kontrollonin gjithcka e u shërbenin politikanëve për të mbyllur aferat e tyre dhe përditë vrisnin e prisnin duke u marre pronat njerezve?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura