VIDEO / Broja rishfaqet në stërvitje me Sauthempton, asnjë problem për sulmuesin kuqezi

Nov 18, 2021 | 0:04
SHPËRNDAJE

Armando Broja mungoi në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses shqiptare ndaj Anglisë dhe Andorrës për shkak të një situate të pazakontë të krijuar rreth sulmuesit shqiptar. Dëmtimi në kavilje, por edhe një krisje me trajnerin Edi Reja, siç është shpjeguar në artikullin e “PANORAMA SPORT”,  bënë që ai të mos ishte pjesë e grupit kuqezi për këto sfida. Por kthimi të Sauthempton duket sikur ka zgjidhur gjithçka për lojtarin të paktën sa u përket problemeve fizike.

broja

Nëse para grumbullimit për sfidën me Anglinë ai kishte probleme me kaviljen e më pas nuk udhëtoi drejt Shqipërisë si pasojë e saj për ndeshjen me Andorrën, Broja është shfaqur rregullisht në stërbvitje me Sauthempton. Sipas trajnerit reja, ai kërkoi të kthehej në klub që të kuronte piëkrisht këtë dëmtim.

Në një video të publikuar nga klubi, Broja shfaqet duke marrë pjesë edhe në ndeshjen brenda grupit të skuadrës angleze dhe sipas mediave në vend, vlerësohet si një kandidat për fanellën e titullarit në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Noruiç.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura