VIDEO / Broja kthehet në një gjahtar zone, tjetër gol te Çelsi për sulmuesin kuqezi

Jul 27, 2021 | 22:35
SHPËRNDAJE

Armando Broja nuk ka ndër mend të ndalet dhe po shfrytëzon më së miri çdo minutë që po i jepet nga trajneri Tomas Tuhel te Çelsi. Në një moment kur po diskutohet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të parë apo nëse do të jepet në huazim përsëri, sulmuesi po tund me rregullsi rrjetën për të treguar se e meriton shansin e tij me blutë.

broja

Në miqësoren e sotme ndaj Bornmuth, atij iu deshën më pak se 30 minuta në fushë për të shënuar në portën kundërshtare. I aktivizuar në pjesën e dytë nga Tuhel në këtë sfidë, ai tundi rrjetën kur regjistrohej minuta e 72-të të sfidës.

Pas një harkimi të Zapakosta nga e majta, sulmuesi u tregua një gjahtar i mirëfilltë zone duke gjetur hapësirën për të dërguar topin në rrjetë e për të barazuar shifrat meqë ekipi kundërshtar kishte shënuar pak minuta më parë golin e avantazhit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura