VIDEO / Broja i pafat, i anulohet një gol dhe pastaj godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Jan 23, 2022 | 7:25
SHPËRNDAJE

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

bandicam 2022-01-22 18-54-09-121

Në minutën e 23 të sfidës ndaj kryesuesve të kampionatit anglez, ai tregoi me një shpërthim të tijin të gjithë talentin që ka, duke shkuar drejt portës dhe duke dërguar topin me qetësi, në rrjetë.

Por festa e tij zgjati vetëm pak sekonda, pasi më pas sulmuesi kuqezi u sinjalizua në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua, Megjithatë, ai mori duartrokitjet e publikut të Sauthempton për të cilin ai është kthyer në një nga emrat më të dashur.

Pak minuta më vonë, sulmuesi shqiptar u fut në zonë dhe u rrëzua nga portieri i Sitit, Ederson. Por për fat të keq, në vend të penalltisë në favor të tij, ai u sinjalizua përsëri për pozicion jashtë loje dhe aksioni i tij ishte i pavlefshëm.

Në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura