Video/ Britma e të qara te Spitali i Traumës, momenti kur familjarët mësojnë vdekjen e Andi Malokut

Nov 7, 2019 | 20:47
SHPËRNDAJE

Ishte i rëndë lajmi që erdhi mbrëmjen e së enjtes nga Spitali i Traumës veçanërisht për familjarët,  pasi ndërroi jetë 24 vjeçari Andi Maloku, shofer i prokurorit Arian Ndoja.

mme

“BalkanWeb” sjell një video nga ambientet e spitalit, ku shihen familjarët që sapo kanë marrë vesh lajmin e rëndë. Ata shpërthejnë në britma, ndërsa dëgjohen duke sharë “O plehrë, hape derën, mor pisat e …”.

Ky duket se është momenti kur familjarët sapo janë informuar për vdekjen e të riut dhe kërkojnë që mjekët të hapin derën e t’i lejojnë të shohin trupin e tij të pajetë. 24-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë rreth orës 18:15, pas një komplikacioni.

Ai ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore. Në atentat u plagos edhe prokurori Arjan Ndoji me Pëllumb Muharremin, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura