VIDEO/ “Brenda dy viteve mora 20 mln lekë kredi”- Tregtarja i qan hallet, Basha: Pas 25 prillit shqiptarët do të kenë një qeveri që punon për ta

Mar 17, 2021 | 18:59
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar edhe tregtarë, mes tyre zonjën Diana, e cila ka shprehur pakënaqësi me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

lulzim basha

Në diskutim me kryedemokratin, zonja ka thënë se brenda 2 viteve ka marrë 20 milion lekë kredi se nuk përballon dot situatën e dobët ekonomike.

Teksa e ka ftuar që zemërimin ta kthejë në votë, Basha e ka siguruar Dianën se pas 25 prillit shqiptarët do të kenë një qeveri që do mendojë për njerëzit jo për veten.

“Vota me 25 prill këtë do të ndaj, do të ndaj shapin nga sheqeri. Një qeveri që ka punuar për fasadat në një Vlorë që s’ka ujë që më the vetë.

Dhe që i ka marrë frymën biznesit, apo një qeveri që do punojë për ju dhe për familjet tuaja. Me 25 prill vota për Partinë Demokratike është votë për fëmijët e tu, është votë për punën tënde, është votë që të çlirohesh nga ky stres, është votë që të rifillojë ekonomia, që të ketë xhiro, që të kesh fitim, ta mbash kokën lart mos të hysh në borxhe. Me 25 prill është votë për ndryshim.

8 vite e ke provuar me 25 prill është koha për ndryshim, Shqipërisë i duhet ndryshimi, familjes tënde i duhet ndryshimi, fëmijëve të tu i duhet ndryshimi.

Vota juaj e ka në dorë. Me 25 prill ndryshon me votë!” tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura