VIDEO/ “Boom boom” Uzuni, futbollisti i Kombëtares shënon gol fantastik me kokë në Champions

Sep 23, 2020 | 22:18
SHPËRNDAJE

Fantastik Myrto Uzuni! Futbollisti i Kombëtares “abonohet” me golin në Ligën e Kampionëve. Pasi i siguroi kualifikimin Ferencvaroshit në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, baratasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Moldes, të vlefshme për  turin “Play-Off”.

bandicam 2020-09-23 22-10-14-284

Në minutën e 52-të, pas një harkimi të Botkës, nga e djathta, Uzuni, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e çuar topin në cepin e portës, dhe duke dyfishuar shifrat në transfertë ndaj norvegjezëve. Më herët për Ferencvaroshin kishte realizuar Boli.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura